21 vjet më parë, Nehat Shabanit i është vrarë djali dhe disa familjarë të tjerë në fshatin Llashticë të Gjilanit. Civilët shqiptarë ishin vrarë nga paramilitarët serbë në kuadër të një fushate e cila ishte orkestruar nga shteti serb.
Tani, Nehati është i pakënaqur me institucionet e Kosovës ngase, sipas tij, shteti bëri pak sa u përket hetimeve dhe gjetjes së autorëve të cilët vranë 26 civilë në këtë fshat në vitin 1999.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKurse organet komunale të Gjilanit kanë përgatitur dhe botuar dosjen për krimet e luftës të cilat kanë ndodhur në këtë komunë në vitin 1999. Dosja është e ndarë në tri vëllime. Ajo përmban fotografi e incizime, si dhe deklarata të dëshmitarëve për krimet që kanë ndodhur.
Po ashtu, janë prezantuar edhe dëmet financiare që shteti serb ua ka shkaktuar ekonomive familjare, e që vlerësohen të jenë miliona euro.
Komisioni i cili ka punuar në grumbullimin e fakteve për dëmet e luftës këtë dosje e ka dorëzuar në Prokurori dhe në Policinë e Kosovës.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Gjilan, përmes një komunikate, ka pohuar se është duke punuar në ndriçimin e krimeve të luftës, me ç’rast janë intervistuar dëshmitarë dhe përfaqësues të familjeve të viktimave. Prokuroria ka theksuar se në të kaluarën hetimi i krimeve të luftës ishte kompetencë e UNMIK-ut dhe EULEX-it dhe tani këto kompetenca u janë bartur institucioneve të Kosovës.