9 nxënës të klasës së tretë, në shkollën fillore “Selami Hallaqi” dhe tre mësimdhënës të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Megjithatë, gjendja si e nxënësve e dhe mësimdhënësve, është stabile, deris ajanë duke qëndruar në vet-izolim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrita Kallaba, pedagoge në këtë shkollë, deklaron se edhe pjesa tjetër e personelit të shkollës është testuar dhe se ata janë në pritje të rezultateve, derisa janë në kontakt me Drejtorinë e Arsimit duke i informuar për gjendjen, raporton KOHA.
Sipas Kallabës, stafi i shkollës gjatë procesit mësimor ka respektuar udhëzimet shëndetësore anti-Covid dhe se ata nuk kanë njohuri për burimin e infeksionit.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur se në rast se vërtetohet se shpërndarja e infeksionit është për shkak të mosmbajtjes së maskës, atëherë do të ketë ndëshkime për personelin arsimor.
Në Komunën e Gjilanit sipas të dhënave të fundit janë 108 raste aktive, derisa nga fillimi i pandemisë në këtë komunë si pasojë e virusit COVID-19 kanë vdekur 49 persona.