9 nxënës të klasës së tretë, në shkollën fillore “Selami Hallaqi” dhe tre mësimdhënës të kësaj shkolle kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.
Megjithatë, gjendja si e nxënësve e dhe mësimdhënësve, është stabile, deris ajanë duke qëndruar në vet-izolim.
Drita Kallaba, pedagoge në këtë shkollë, deklaron se edhe pjesa tjetër e personelit të shkollës është testuar dhe se ata janë në pritje të rezultateve, derisa janë në kontakt me Drejtorinë e Arsimit duke i informuar për gjendjen, raporton KOHA.
Sipas Kallabës, stafi i shkollës gjatë procesit mësimor ka respektuar udhëzimet shëndetësore anti-Covid dhe se ata nuk kanë njohuri për burimin e infeksionit.
Ndërkaq kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur se në rast se vërtetohet se shpërndarja e infeksionit është për shkak të mosmbajtjes së maskës, atëherë do të ketë ndëshkime për personelin arsimor.
Në Komunën e Gjilanit sipas të dhënave të fundit janë 108 raste aktive, derisa nga fillimi i pandemisë në këtë komunë si pasojë e virusit COVID-19 kanë vdekur 49 persona.
-
11 nga 31 të dyshuarit për helmim nga ushqimi në QKUK rezultojnë pozitivë me salmonella
-
1,597 fëmijë në shkolla me pak nxënës, ekspertët paralajmërojnë pasoja sociale
-
Shkollat e Prishtinës denoncuan 99 nxënës në Polici për një vit
-
Nxënës 13-vjeçarë demolojnë klasën në Gjilan, alarm për shtim të rasteve të dhunës
-
Mungesën e 71 nxënësve në “Zenel Hajdini” DKA-ja e cilëson bojkot politik