Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u ka bërë apel banorëve të kësaj komunë që të mos e neglizhojnë koronavirusin.
Ai përmes Facebook ka shkruar respektimi i rregullave është e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes.
Haziri ka bërë me dije se 1078 persona janë të prekur me COVID-19 në Gjilan, 958 të shëruar, 47 vdekje, 73 raste aktive, 15 të hospitalizuar dhe 90 mostra të pritje.
“Kujdesu e mos u bën për kujdes intensiv”, ka shkruar ai.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike sot ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në tërë Kosovën janë infektuar 80 persona.