Arbëri

Osmani: Serbët ende udhëhiqen me mendje gjenocidale

Descriptive Text

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se serbët ende po udhëhiqen nga “mendje gjenocidale”, duke i reaguar Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Daçiq për një televizion serb ka deklaruar se çfarë duhet t’u bëjnë serbëve që u tregojnë shqiptarëve dhe kroatëve, se ku janë varrosur shqiptarët në Serbi.

Osmani këtë lloj gjuhe të Daçiq e ka quajtuar kërcënim ndaj serbëve, ndërsa ka shtuar se liderët serbë nuk kanë ndryshuar dhe se udhëhiqen me “mendje gjenocidale”.

“Dëgjojeni ministrin e Jashtëm të Serbisë duke kërcënuar serbët të cilët po tregojnë vendet ku janë varrosur të pagjeturit shqiptar në Serbi. Dëgjojeni përsëri e përsëri, nëse besoni se liderët e Serbisë kanë ndryshuar. Fatkeqësisht, Serbia ende drejtohet nga mendje gjenocidale”, ka shkruar Osmani në Twitter.

“Çfarë të bëjmë ne me serbët që ju tregojnë shqiptarëve, kroatëve, e flasin lloj-lloj budallallëqesh të ndryshme duke ju treguar se ku janë varrosur shqiptarët në gjithë Serbinë”, ishte deklarata e Daçiq për TV Happy.