Arbëri

Ndërpritet ndërtimi i urës në Mitrovicë, operatori punues s’kishte leje

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se sot kanë marrë vendim për ndalimin e ndërtimit të urës mbi lumin Ibër, tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Dudës”.

Ndalimi i ndërtimit të urës që ndodhet në mes komunës së Mitrovicës Jugore, asaj Veriore dhe Zveqanit, është bërë për arsye se operatori nuk ka kërkuar leje në komunë dhe atij do i duhet të pajiset me dokumentacion.

“Në këtë aksion mori pjesë edhe drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, i cili tha se në asnjë rast nuk do të lejohen ndërtimet pa pajisje me leje ndërtimi dhe ju ka bërë thirrje qytetarëve, që të respektojnë ligjet dhe rregulloret në fuqi, për ndërtime të objekteve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e komunës së Mitrovicës, shkruan KOHA.

Tutje, kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, i ka kërkuar pjesës veriore që të shqyrtojë kërkesën për pajisje me leje për rregullimin e shtratit të lumit Ibër, në atë pjesë pasiqë sipas tij, është interes i qytetarëve.