Në Komunën e Obiliqit, erërat e mëdha dhe shiu i mbrëmshëm, përveç dëmeve në infrastrukturën rrugore, ka shkaktuar dëme në fushën e bujqësisë dhe dëme të tjera në ekonomitë familjare.
Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave ka formuar komisionin për verifikimin e dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari Xhafer Gashi ka siguruar qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi se përkrahja nuk do të mungojë. Ai gjithashtu ka bërë thirrje që të ofrohet ndihmë edhe nga Ministria e Bujqësisë, transmeton kp.
“Qytetarë të nderuar, ju siguroj se përkrahja jonë ndaj jush nuk do të mungojë. Ne do të bëjmë përpjekje që të sanojmë dëmet në infrastrukturë bashkë me ndriçimin publik, ndërsa në bujqësi pas verifikimit nga ana e komisionit do të ndihmojmë bujqit dhe fermerët e dëmtuar. Me këtë rast ftojmë edhe Ministrinë e Bujqësisë që të ofrojë mbështetjen për të ndihmuar qytetarët”, ka thënë ai.
{gallery}