Kosovë

Spitali rajonal i Gjilanit është në limitet e tij, ka vetëm edhe 13 shtretër të lirë

Spitali Rajonal në Gjilan është i mbushur me pacientë të cilët po marrin trajtimin shëndetësor, ngase janë të prekur nga virusi COVID-19.

Aktualisht, po trajtohen 69 pacientë, 6 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, raporton KOHA.

Trendi i përhapjes së virusit ka shqetësuar edhe stafin shëndetësor të cilët deklarojnë se në këtë spital kanë mbetur vetëm 13 shtretër të lirë për pacientët.