Kosovë

Komuna e Mitrovicës zotohet të përmirësojë gabimin në pllakën përkujtimore

Një pllakë përkujtimore e ngritur rreth 5 muaj më parë përkujton viktimat nga masakra në Tregun e gjelbër të Mitrovicës, e kryer nga forcat serbe 21 vjet më parë.

Në të janë gdhendur emrat e gjashtë të vrarëve, por jo edhe i një vogëlusheje të komunitetit rom. Mungesa e emrit të Elizabeta Hasanit, 5-vjeçare, ka ngjallur reagim nga aktivistë të shoqërisë civile, raporton KOHA.