Të dielën rreth orës 13:45 ka ndodhur një aksident në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit mes dy paragllajdistëve, të cilët janë përplasur mes vete gjatë aterimit. Me këtë rast janë lënduar dy personat, një mashkull i moshës 27-vjeçare dhe një femër e moshës 23-vjeçare.
27-vjeçari F. G. ka vdekur rreth orës 20:00 në QKUK.
Ekipet kujdestare të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA) dolën në vendin e ngjarjes bashkërisht me njësitë rajonale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe kanë marrë provat, ka njoftuar KHAIA.
"KHAIA do të hap hetime për këtë rast dhe Raporti përfundimtar i cili do të përfshijë rekomandimet do t’i dërgohet Qeverisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës", thuhet në komunikatë.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka ngushëlluar familjen e paragllajdistit nga Prizreni, Fatos Gërxhaliu, i cili humbi jetën. Po ashtu telegram ngushëllime ka dërguar edhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi.