Në Gjakovë sot ka filluar faza e dytë e projektit për sanimin e rrugëve me kubëza në zonën e Çarshisë së Madhe.
I lumtur me vazhdimin e këtij projekti është shprehur kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Jam shumë i lumtur për vazhdimin e këtij projekti. Kërkoj mirëkuptimin e banorëve, për shkak se këto punime do të na vështirësojnë qarkullimin në këtë pjesë të qytetit për një kohë të shkurtër, mirëpo cilësia e lartë e tyre na siguron që të mos intervenojmë më në rrugët me kubëza në pjesën e vjetër të qytetit” u shpreh ndër të tjera kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini.
Ai ka falënderuar Demos-in dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal pasi që ky projekt bashkëfinancohet edhe nga granti për performancë të suksesshme të Komunës së Gjakovës, të shpallur nga MAPL-ja.
Ky projekt përfshin edhe ndërrimin e gypave të azbestit dhe zhvendosjen e kabllove elektrike në rrjetin nëntokësor.