Në Gjakovë sot ka filluar faza e dytë e projektit për sanimin e rrugëve me kubëza në zonën e Çarshisë së Madhe.
I lumtur me vazhdimin e këtij projekti është shprehur kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve.
"Jam shumë i lumtur për vazhdimin e këtij projekti. Kërkoj mirëkuptimin e banorëve, për shkak se këto punime do të na vështirësojnë qarkullimin në këtë pjesë të qytetit për një kohë të shkurtër, mirëpo cilësia e lartë e tyre na siguron që të mos intervenojmë më në rrugët me kubëza në pjesën e vjetër të qytetit” u shpreh ndër të tjera kryetari i kësaj komune, Ardian Gjini.
Ai ka falënderuar Demos-in dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal pasi që ky projekt bashkëfinancohet edhe nga granti për performancë të suksesshme të Komunës së Gjakovës, të shpallur nga MAPL-ja.
Ky projekt përfshin edhe ndërrimin e gypave të azbestit dhe zhvendosjen e kabllove elektrike në rrjetin nëntokësor.
-
Gjini nis mandatin e dytë si kryetar komune: Do të vazhdojmë punët e mira për Gjakovën
-
Në Gjakovë protestohet kundër zgjerimit të rrugës kryesore, Gjini thotë se projekti nuk ndalet
-
Osmani në Gjakovë pas vërshimeve, nga nesër Komuna nis vlerësimin zyrtar të dëmeve
-
Gjini: Do ta vazhdojmë punën për ta bërë Gjakovën qytet ku ia vlen të punohet e jetohet
-
Kandidatët e AAK-së inspektojnë vendpunishte e premtojnë projekte të reja