Kosovë

Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Viti pezullon shërbimet për shkak të COVID-19

Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Viti pezullon shërbimet për shkak të COVID-19
 

Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, njofton qytetarët e Republikës së Kosovës se në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Viti, një zyrtar i saj ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19 është marrë vendim që Qendra e Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendra për Pajisje me Dokumente të pezullojë ofrimin e shërbimeve me palë.