Sqaron Policia, të dyshuarit për rrahjen e një serbi në Istog nuk janë shqiptarë

Sqaron Policia, të dyshuarit për rrahjen e një serbi në Istog nuk janë shqiptarë
Ndërkohë Policia e Kosovës ka sqaruar se sulmuesit e serbit në Oprashkë të Istogut nuk janë shqiptarë, por pjesëtarë të komunitetit egjiptian.
Në njoftimin e policisë theksohet se dy të dyshuarit janë arrestuar. Bëhet fjalë për Rr.G. i lindur me 1998 m/k/egjiptian dhe Rr.G i lindur me 2001 m/k/egjiptian.
Policia thotë se rreth orës 11 të premten është informuar nga viktima se është sulmuar nga dy persona të dyshuar të cilët kishin shkuar në pyllin e tij për të vjedhur dru.
Më herët gjatë ditës, Ministria për Kthim kishte thënë se Petko Miletiq ishte rrahur nga dy shqiptarë. Kjo ministri kishte thënë se po “shqetësohet për mbijetesën e serbëve të kthyer”.
Në Oprashkë të Istogut rrahet një serb, MKK thotë se nga shkurti ky është incidenti i 26-të
Në fshatin Oprashkë të komunës së Istogut, ku dikur jetonin dikur rreth njëzet familje serbe, sot Petko Miletiq, i vetmi serb i kthyer dhe banor i këtij fshati, është rrahur nga shqiptarët, njofton përmes një komunikate Ministria për Komunitete dhe Kthim. Miletiq i rrahur është dërguar në Spitalin e Pejës për ekzaminime shtesë mjekësore, pasi ka marrë ndihmë mjekësore në ambulancën lokale, i shoqëruar nga policia, theksohet në komunikatë. Miletiq pësoi lëndime trupore nga dy shqiptarë, ndërsa parandaloi prerjen e paligjshme të drurit në pronën e tij, dhe me atë rast telefoni i tij celular u vodh.
Rritja e numrit të incidenteve në të vërtetë bën që shqetësimi ynë për mbijetesën e serbëve të kthyer po rritet me intensitet. Përpjekjet për të mbrojtur në një mënyrë institucionale ata që, pas kthimit të tyre, duan të jetojnë dhe të punojnë në pronat e tyre pa pengesa, bëhen plotësisht të pakuptimta pas çdo incidenti të përsëritur, shton komunikata.
Ankesat pranë agjencive të zbatimit të ligjit, përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të Kosovës, që mund të ndihmojnë në luftimin e këtij problemi, nuk do të ndalen derisa të jemi të bindur se çdo i kthyer në Kosovë është i sigurt. Është obligimi ynë moral të përpiqemi të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për t'i ndihmuar të kthyerit të kapërcejnë këto kohë të vështira. Ne e kemi bërë atë në të kaluarën, po e bëjmë tani dhe do ta bëjmë atë.
Heshtja dhe indiferenca ndaj incidenteve të sigurisë të këtij lloji, pjesërisht, nënkupton miratimin e tyre. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që autorët e këtyre veprave të gjenden dhe të ndiqen sa më shpejt të jetë e mundur, është thënë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.
Që nga shkurti, sipas informacioneve nga terreni të marrë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim, ky është incidenti i 26-të me radhë.
Nuk ka ndonjë njoftim nga policia e Kosovës për rastin.
Në Kosovë sot festohet përvjetori i Çlirimit të vendit nga pushtimi i Serbisë
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Seanca urgjente e Kuvendit të Prizrenit mbyllet në mënyrë kaotike

VV-ja bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të Fushë-Kosovës për “keqpërdorim të fondeve për COVID”

Komuna e Lipjanit paguan 1100 euro për groposjen e një kafshe të ngordhur

Komuna e Prizrenit konsideron se aktakuza ndaj drejtoreshës së Arsimit është ngritur për çështje teknike

Kërkohet drejtësi për masakrën më të madhe në Mitrovicë

Në Vushtrri propozohet lirimi nga taksat komunale dhe qirasë për hapësirat publike

Seanca urgjente e Kuvendit të Prizrenit shtyhet për në orën 13:00

82 pacientë me COVID-19 në Spitalin e Gjilanit, 76 në oksigjeno-terapi

Mbi 90 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 13 në gjendje të rëndë

Thirret seancë urgjente e Kuvendit të Prizrenit lidhur me vendimin për zyrat e partive politike

Mbi 300 të vaksinuar në Mitrovicë deri tash, në dispozicion edhe 400 vaksina të tjera
