Kosovë

​Pastrohet Liqeni artificial në Mitrovicë

​Pastrohet Liqeni artificial në Mitrovicë

Komuna e Mitrovicës së bashku me Kompaninë Rajonale për mbledhjen e mbeturinave KRM - ‘Uniteti’, si dhe Shoqatën e peshkatarëve sportiv-rekreativ ‘Ibri’ (SHPSR), kanë ndërmarrë sot një aksion të përbashkët për pastrimin e Liqenit artificial në Mitrovicë.

Këtij aksioni i janë bashkangjitur edhe një numër simbolik i qytetarëve vullnetarë, të cilët kanë shprehur interesimin që me kontributin e tyre t’i japin pamje sa më të bukur këtij liqeni.