Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haziri thotë se në Gjilan shtatë shtëpi janë në karantinë dhe 32 qytetarë aktivë me koronavirus

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për media, ka njoftuar se shtatë shtëpi në Gjilan janë akoma në karantinë dhe 32 qytetarë janë aktivë me Covid-19.

Ai ka kërkuar nga të prekurit që të vazhdojnë t’i përmbahen rregullave të karantinës, duke mos rrezikuar të dalin deri në konfirmimin se janë shëruar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kërkoj që të mos lejohet thyerjen e rregullave të pandemisë. Çdo dalje nga burimi i katër i infeksionit Gjilanit i shkakton problem sistemore sepse ne kemi qenë para mbylljes së infeksionit disa herë. Thyerja e rregullave ka shkaktuar valën e re të të prekurve”, ka thënë Haziri, bëhet e ditur përmes një njoftimi për media.

Haziri tha se në tri ditët e fundit janë testuar mbi 100 qytetarë të Gjilanit, të cilët rezultuan negativë me Covid-19, duke shtuar se nga sot fillon testimi i futbollistëve për shkak të përgatitjeve për rifillimin e Super ligës së Kosovës.

“Pjesa më e madhe e lojtarëve të SC Gjilani kanë rezultuar në test negativë, por do t’i nënshtrohet edhe pjesa tjetër e klubit, sikurse që do të testohen edhe lojtarët e FC Drita. Lojtari që doli pozitiv i FC Drita jeton në Tetovë dhe s’ka pasur kontakte me klubin e as komunën tonë”, ka njoftuar Haziri.

Në fund, Haziri ka kërkuar që të suspendohen masat e kufizimit të qarkullimit të njerëzve.