Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vizitoi sot Mumushën. Nga atje premtoi mbështetjen e qeverisë për fermerët e kultivuesit që pësuan dëme nga breshri.
Ai tha se kultivuesit në gjithë vendin, e në Mamushë, duhet të ndihmohen edhe në ditë të tjera e jo vetëm kur ka fatkeqësi.
Ministri në detyrë i Bujqësisë, Besian Mustafa, tha se nga buxheti e nga rezervat e ndara, do të bëhet maksimumi që këto dëme të kompensohen, raporton KOHA.
“Jemi të përkushtuar si qeveri t’i ndihmojmë këta qytetarë”, u shpreh ai.
Kryetari i Mamushës, Abdylhadi Krasniq, tha se "99 për qind të serrave janë prekur nga breshëri i ditëve të fundit".
“Po besojmë se qeveria dhe ministria do të na ndihmojnë”, u shpreh ai duke shtuar se “3 milionë e gjysmë kushtojnë vetëm mbulesat”.
-
Moti i keq shkakton dëm milionësh në serrat e Mamushës
-
Pas dëmeve nga breshri, paralajmërohet “një qendër e paralajmërimit” për bujqit
-
Breshri shkakton dëme në Istog, Muja dhe Ferati premtojnë mbështetje për fermerët
-
Erërat dhe shiu shkaktojnë rreth 1 milion euro dëm në serrat e Mamushës
-
Kurti e Peci të bindur se s’do të ketë nevojë për import të grurit