Dëme të mëdha ka shkaktuar breshri në komuna të ndryshme të Kosovës gjatë së martës.
Kështu, banorët dhe fermerët e fshatrave Zborc, Carralevë dhe Pjetërshticë të Shtimes, kanë treguar për KOHËN se janë dëmtuar me dhjetëra-mijëra euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPos dëmeve në bujqësi, nga breshri kanë pësuar edhe shtëpitë e banimit dhe veturat.
Po ashtu, dëme të mëdha në bujqësi janë shkaktuar edhe në fshatin Zborc të Shtimes.
Të dëmtuarit gjatë së mërkurës janë vizituar edhe nga kryetari i kësaj komune, Naim Ismajli, i cili u zotua se këto familje do të mbështeten nga niveli lokal dhe ai qendror.
Ekipet komunale nga departamenti i emergjencës, departamenti i ekonomisë dhe ai i bujqësisë janë duke bërë identifikimin e saktë të dëmeve, ndërkohë që gjatë ditëve në vazhdim do ta dërgojnë raportin e dëmeve në Qeverinë e Kosovës.