Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fermeri në Istog: S'ka shpëtuar asgjë nga 7 hektarët e mbjellë

speca

Fermeri nga Istogu, Arber Gjocaj, ka thënë se dëmi nga breshri i së hënës është shumë i madh.

Ai ka thënë se nuk ka shpëtuar asgjë nga të mbjellat e tij.

Në emisionin “tre8tre” ai ka thënë se ka pasur të mbjellura speca, shalqi e domate, porse asgjë nga to nuk ka shpëtuar.

“Gjithçka është e shkatërruar total. Kryetari i komunës dhe ministri ishin në terren me një staf goxha të madh dhe patën premtime që do të bëhet vlerësimi i dëmeve dhe ministria do të bëjë atë që duhet që t’i kompensojë dëmet. Totalisht janë dëmtuar, nuk ka dëmtuar asgjë. As 1 për qind nuk ka shpëtuar. Është dëm që nuk mund të kompensohet nga vet bujku. Unë i kam rreth 7 hektarë të mbjellë. Ka dëmtime edhe në pemë”, ka thënë ai.

Ka shtuar se për t’u bërë mekanizma mbrojtës kundër breshrit, është shumë e kushtueshme.

Edhe Gegaj: Të gjitha kulturat bujqësore në Istog janë shkatërruar nga breshri Arbëri 25 min. më parë Gegaj: Të gjitha kulturat bujqësore në Istog janë shkatërruar nga breshri

Vetëm në dy hektarë speca, ishte e paraparë të dalin rreth 100 tonë.

Ai ka deklaruar se duhet kompensim në mënyrë që bujqit të mund të mbjellin vitin e ardhshëm.

Sipas tij, asgjë nga të mbjellat e tij nuk mund të dalë në treg.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, pas dëmeve që breshri ka shkaktuar në Istog, ka paralajmëruar themelimin e një qendre të paralajmërimit të hershëm, që bujqit të mos ballafaqohen papritmas me situata të njëjta.

Edhe Vlerësimet fillestare: Breshri dëmtoi rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella në Istog Arbëri 8 o. më parë Vlerësimet fillestare: Breshri dëmtoi rreth 90% e sipërfaqeve të mbjella në Istog

Muja nga fshati Kovragë në Istog ka thënë se breshri ka shkaktuar dëme në pothuajse të gjitha fshatrat e kësaj komune.