Në hyrjet e lagjes Kristal në Pejë, në orët e vona të së enjtes, Njësia Speciale e Policisë, ka ndaluar çdo makinë që kaloi atypari.
Megjithëse ata nuk dhanë ndonjë informatë për këtë kontroll të rreptë, KOHA merr vesh se ka ikur nga karantina një anëtar i një familje në atë lagje që gjendet në karantinë shkaku i të infektuarve me virusin COVID-19.
Petrit Loci, drejtor i Shëndetësisë dhe drejtues i Shtabit Emergjent në Pejë, i tha se nuk ka informacione për rastin.
“Nuk më ka informuar askush deri tash se ka ikur dikush nga ajo familje prej karantine”, tha Loci.
KOHA ka kontaktuar edhe zëdhënësin e Policisë në Pejë, Fadil Gashin, por ai gjithashtu tha se nuk ka informatë për rastin.
“Me të marr informatën, do të njoftoheni”, tha Gashi.
Edhe
Në Pejë po votojnë edhe familjet e izoluara me COVID-19
Prej që është futur në karantinë ajo familje me rreth 20 anëtarë, para shtëpisë së tyre gjithnjë ka qëndruar një automjet i policisë.
Ndonëse kanë kaluar mbi tri javë që ajo familje gjendet në karantinë, Petrit Loci, tha se ajo vazhdon të mbetet në karantinë, pasi disa anëtarë të saj janë ende pozitivë me COVID-19.
-
Gjobitet me 500 euro një person me COVID-19 në Pejë, nuk respektoi masën e vetizolimit
-
Rezulton pozitiv një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Pejë, izolohet
-
Gjendja e të prekurve me COVID-19 në Pejë është stabile, thotë Loci
-
Në Pejë po testohen për koronavirus rreth 80 raste kontakti, komuna mbyll një rrugë