Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë ka njoftuar se rreth 80 persona do të testohen sot për koronavirus.
Kjo drejtori ka njoftuar se nga ora 11:00-15:00 rruga para ambulantes së Mjeksisë Familjare në Lagjen Kristal në Pejë do të jetë e bllokuar, transmeton KOHA.
Kjo për arsye se, sipas tyre, në këtë objekt shëndetësor kanë filluar testimet.
“Njoftojmë qytetarët e komunës së Pejës se nga ora 11:00-15:00 rruga para Ambulantes së Mjekësisë Familjare në lagjen Kristal do të jetë e bllokuar për shkak së në këtë objekt shëndetësorë tani sa kanë filluar testimi nga ekipet e Institutit të Shëndetit Publik për personat e verifikuar si raste kontakti. Janë afërsisht 80 raste kontakti që do tu merren mostrat për testim nga IKSHP-ja”, thuhet në njoftim.
-
Që nga fillimi i aplikimit të masave ndaj koronavirusit 189 persona janë ndaluar në Pejë
-
I izoluari për COVID-19 në Pejë ikën nga karantina
-
Komuna e Pejës shpallet zonë karantine
-
Pjesëmarrja në varrimin e një 17-vjeçareje në Pejë, shkak për rritjen e numrit të rasteve me koronavirus
-
Katër gra u infektuan me koronavirus në Pejë pas vizitës te gjinekologu