Kosovë

Gjatë pandemisë, mbi 3 mijë qytetarë janë regjistruar si të papunë në Gjilan

Pandemia ka goditur ekonominë lokale të Gjilanit. Pushteti komunal vlerëson se shkalla e papunësisë është rritur dhe deri tani janë lajmëruar si të papunë mbi 3 mijë qytetarë, raporton KOHA.

Përveç menaxhimit të krizës shëndetësore, tani Komuna do të merret me pasojat të cilat i ka shkaktuar kriza në ekonominë lokale, ku sektori më i goditur është sektori privat dhe për këtë qëllim është krijuar edhe një grup punues.