Kosovë

Nënkryetari i Podujevës apelon te qytetarët të shmangin daljet në parqe dhe në Liqenin e Batllavës

Foto: Koha / ilustrim
 

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, apeloi te qytetarët që të respektojnë vendimet dhe rekomandimet e institucioneve për kufizimin e lëvizjes, si të shmangin daljet në parqet e qytetit dhe në liqenin e Batllavës.

“Të dashur qytetarë, falë kujdesit të treguar dhe respektimit të rekomandimeve e vendimeve të institucioneve qendrore të shëndetësisë, në komunën tonë është hequr masa e karantinës për tri fshatra dhe aktualisht kemi vetëm një preson të infektuar me COVID-19, i cili është në rrugë të mirë të shërimit. Pavarësisht vendimit për kufizimin e lëvizjes dhe ndalimin e grumbullimit të qytetarëve, ditëve të fundit është vërejtur fluks i theksuar i qytetarëve në parkun e qytetit dhe në liqenin e Batllavës, të cilët nuk kanë respektuar ndalimin e lëvizjes edhe në zonat e kufizuara me shirit nga Policia e Kosovës”, ka shkruar Rudari në Facebook.