Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Katër kompani publike në Ferizaj në krizë, kërkojnë ndihmë nga Qeveria

Mbi 500 punëtorë në katër ndërmarrje publike në Ferizaj rrezikohen që të mos marrin paga për muajin prill nëse vazhdon të mos ketë arkëtim të të hyrave nga qytetarët dhe nëse Qeveria e Kosovës nuk i përkrah ato.

Në gjendje më të rëndë financiare janë kompania për menaxhimin e mbeturinave “Pastërtia” dhe ajo regjionale e ujësjellësit “Bifurkacioni”, të cilat kanë më së shumti punëtorë, raporton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dukagjin Hetemi, kryeshef ekzekutiv në ndërmarrjen “Pastërtia”, ka thënë se nëse situata e pandemisë vazhdon dhe qytetarët nuk i paguajnë shërbimet, rrezikohen të mbesin pa paga 231 punëtorë në tri njësitë e ndërmarrjes.

Ndërkaq, punëtorët e kësaj ndërmarrjeje kanë kërkuar mbështetje nga Qeveria e Kosovës, pasi që prej tri javësh kanë mbetur pa punë, për shkak se qytetarët nuk po i kryejnë pagesat për mbeturina.

Në një situatë të tillë financiare është edhe kompania rajonale e ujësjellësit “Bifurkacioni”.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’i mbështesë kompanitë publike në kuadër të pakos emergjente.

Sipas Aliut, Qeveria e Kosovës duhet t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë, pasi që kompanitë publike nuk janë në menaxhim të drejtpërdrejtë të Komunës.