Kompania rajonale për menaxhimin e mbeturinave “Pastërtia” po përballet me mungesë të makinerisë dhe pajisjeve të tjera teknike. Kjo ka bërë që udhëheqësit e kësaj kompanie t’i bashkojnë kryetarin e Komunës së Ferizajt, Shtimes dhe Kaçanikut për të kërkuar ndihmë nga ta.
Kjo kompani që nga viti 2007 ka marrë statusin e shoqërisë aksionare, andaj përfaqësuesit e këtyre komunave kanë premtuar mbështetje ndaj kësaj kompanie me qëllim të zhvillimit të saj. Ndërkaq aksionari më i madh me mbi 70 për qind të aksioneve në këtë kompani, Komuna e Ferizajt, nëpërmjet kryetarit, Agim Aliu premtoi përkrahje të veçantë me qëllim të zhvillimit dhe orientimit të politikave që çojnë përpara këtë kompani, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori ekzekutiv i kësaj kompanie në Ferizaj, Dukagjin Etemi, fillimisht para kryetarëve të tri komunave ka prezantuar një raport mjaft të gjerë rreth punës dhe të arriturat e kësaj kompanie, por njëkohësisht ka publikuar edhe një varg sfidash me të cilat po përballen për çdo ditë në terren...(shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)