Kosovë

KFOR-i amerikan dhuron pajisje mjekësore për QKMF-në në Mitrovicë

KFOR-i amerikan dhuron pajisje mjekësore për QKMF-në në Mitrovicë

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka takuar përfaqësues nga KFOR-i amerikan, të cilët kanë dhuruar donacion me pajisje mbrojtëse mjekësore në parandalimin e virusit COVID-19, për komunën e Mitrovicës.

Me këtë rast Bahtiri ka falënderuar përfaqësuesit e KFOR-it, për dhurimin e këtij donacioni mjaft të nevojshëm për përballimin e kësaj situate, duke thënë se “ky material menjëherë do të dërgohet për shfrytëzim nga stafi shëndetësor në QKMF, të cilët gjenden në vijën e parë të frontit për menaxhimin e këtij virusi”.