Kosovë

Në Podujevë: 4 të infektuar, 1 i vdekur dhe 1 i shëruar

Në Podujevë: 4 të infektuar, 1 i vdekur dhe 1 i shëruar

Në katër ka shkuar numri i personave që kanë dalë pozitivë në Komunën e Podujevës.

Pas tri rasteve të para, ku njëri ka vdekur, një është shëruar plotësisht dhe tjetri është lëshuar në shtëpi, më 28 mars pozitiv ka rezultuar edhe një grua nga qyteti i Podujevës. E njëjta kishte ardhur nga Italia para dy javësh bashkë me tre familjarë tjerë dhe po ashtu me një familje tjetër 3-anëtarëshe, me të cilën kanë lidhje farefisnore.