Kosovë

Bora i ndal zjarret e qëllimshme në pyjet e Podujevës

Bora i ndal zjarret e qëllimshme në pyjet e Podujevës
Foto: Ilustrim

Reshjet e borës gjatë mbrëmjes së të hënës dhe ditës së martë kanë mundësuar ndaljen e zjarreve në pyjet e fushat e Komunës së Podujevës. Vetëm për një javë (nga e hëna e 16 marsit deri më 22 mars) janë 36 raste të intervenimit të zjarrfikësve në fikjen e zjarreve.

Sipas zjarrfikësve, ato janë shkaktuar qëllimshëm nga faktori njeri. Për këtë ka pasur edhe të intervistuar nga Policia e Kosovës.