Vetizolohet mjeku në Klinë

Vetizolohet mjeku në Klinë

26 March 2020 11:16

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka raportuar se deri më tani në Klinë një person është i prekur me Covid 19, ndërsa të gjithë personat tjerë që u janë marr mostrat kanë rezultuar negativ. Por, sipas dyshimeve të policisë në Klinë mund të ketë edhe disa perona të infektuar.

Pas evidentimit të personit të parë me koronavirus, e gjithë Klina është futur në karantinë.

Policia ka raportuar se gjatë ditës së djeshme ka hasur në një mjek i cili po punonte në ordinancën e tij në mënyrë ilegale.

Tutje policia raporton se, pos që është mbyllur klinika, mjeku është vetizoluar me familje dhe punëtorët, pasi ka dyshime se ka pasur kontakt me persona të infektuar.

“Rr. Sadik Rama, Klinë 25.03.2020-16:58. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (mjek), është hasur duke punuar në klinikën e tij private duke rënë në kundërshtim me vendimet e marra. I njëjti është vetë izoluar me punëtorët dhe familjen e tij pasi që dyshohet se ka pasur kontakt me disa klient që dyshohet të jenë të infektuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme