Në qendrën e qytetit në Kamenicë festohet 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Në qendrën e qytetit në Kamenicë festohet 12-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Feim Azemi 17 February 2020 20:14

Komuna e Kamenicës ka shënuar 12-vjetorin e Pavarësisë duke organizuar aktivitete kulturore në qendrën e qytetit por është mbajtur edhe seanca solemne e Kuvendit Komunal si dhe është bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Ndërkaq është mbajtur edhe turniri në ping-pong në përkujtim të mësimdhënësit Musa Thaçi.

Nënkryetari i komunës së Kamenicës, Faton Jakupi ka deklaruar se procesi i shtetërndërtimit kërkon përkushtim.

“Në këtë përvjetor të 12-të të Pavarësisë së Kosovës, po kujtojmë jo vetëm ditën e Pavarësisë së shtetit tonë, por njëkohësisht po nderojmë të gjithë ata që bënë të mundur këtë ditë, brezat e tërë që e ndërtuan vizionin e Kosovës së Pavarur. E kemi obligim ta zhvillojmë shtetin në të gjitha fushat me synimin që të jemi të barabartë me të gjitha shtetet e tjera”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme