Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës dhe që i përkasin komunës së Podujevës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të kësaj komune më 15 mars.
Të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse mund të aplikojnë për t’u regjistruar votues përmes postës, afat ky i cili sipas KQZ-së, përfundon më 23 shkurt.
KQZ-ja bën të ditur se të gjitha informacionet e detajuara se si aplikohet për regjistrim, janë të publikuara në ueb faqen: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/?fbclid=IwAR3yWAuZTAa9QM6rtWPqe1kjV8JifHD3zRDAKWkC6L-W4kT5h9eMwjZDOd8
-
Zgjedhjet në dy komuna, nis periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë vendit
-
Sot përfundon afati i regjistrimit për votuesit jashtë vendit
-
KQZ: Edhe qytetarët e Kosovës që më 7 qershor janë jashtë vendit do të mund të votojnë
-
Hapet afati për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
-
Më 6 maj nis regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës për votim me postë e në përfaqësi diplomatike