Arbëri

Nexhmi Rudari, kandidat i LDK-së për kryetar të Podujevës

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, i cili është edhe ushtrues i detyrës së kryetarit të komunës pas dorëheqjes së Agim Veliut, është i nominuari i LDK-së për kryetar të Podujevës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 15 mars.

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Rudari, i cili ka thënë se me vota unanime të Kryesisë së Degës së kësaj partie në Podujevë është nominuar kandidatura e tij.

“Sot në mbledhjen e Kryesisë së Degës së LDK-së në Podujevë unë jam nominuar me votë unanime të kryesisë për kandidat për kryetar”, ka thënë Rudari për “Koha Ditore”.

Rudari, përveç nënkryetar, më herët ka qenë edhe drejtor i Arsimit në këtë komunë.