Kosovë

Asfalti e kanalizimi-projektet më të mëdha nëpër komuna

Asfalti e kanalizimi-projektet më të mëdha nëpër komuna

Asfalti, kanalizimi e trotuaret kanë qenë projektet më të shumta në numër dhe më të kushtueshme që janë realizuar në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar në disa komuna të rajonit të Prishtinës.

Njësoj kishte ndodhur edhe në pjesën e parë të vitit 2019. Vetëm në Komunën e Fushë-Kosovës janë 17 rrugë të asfaltuara në qytet dhe në disa fshatra gjatë kësaj periudhe.