Gjilan, 11 shkurt – Komuna e Gjilanit gjatë pesë vjetëve të fundit ka realizuar një numër të konsiderueshëm të projekteve komunitare me Klubin Rotarian Gjilani, kryesisht në aspektin infrastrukturor në shkolla dhe në mbështetje me bursa të studentëve dhe kategorive të tjera.
Kryetari Haziri gjatë takimit me kryetarin e Klubit Rotarian Gjilani, Shpëtim Miftari, u dakorduan që edhe këtë vit të vazhdojnë me programe të përbashkëta komunitare.
“Me kryetarin e klubit rotarian Gjilani, u dakorduam që edhe këtë vit të zhvillojmë programe të përbashkëta komunitare dhe të aplikojmë për programe më të mëdha. Ne besojmë që do t’i arrijmë qëllimet e përbashkëta dhe i ftojmë njerëzit e vullnetit të mirë që të na bashkohen, sepse Klubi Rotarian e ka për mision t’i ndihmojë rastet në nevojë, komunitetin dhe familjen”, ka thënë Haziri, pas takimit.
Kryetari i Klubit Rotarian Gjilani, Shpëtim Miftari, tha se ky klub do ta vazhdojë bashkëpunimin me Komunën, por edhe me organizatat e tjera që i përshtaten planprogramit, duke i ndihmuar komunitetit.
-
11 shkurt 2020 16:08
-
Shpërndaje në: