Kuvendi Komunal i Prizrenit ka filluar një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të diskutohet zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit.
Aziz Hodaj, shef i grupit të këshilltarëve të LDK-së, ka kërkuar shtyrjen e seancës me arsyetimin se ka paqartësi. Por, kërkesa e tij është refuzuar nga subjektet e tjera në Kuvend.
Kurse Grupi i AAK-së, po merr pjesë në seancë, por shefi i grupit, Ilir Balideda ka thënë se nuk do të marrin pjesë në votim.
Kandidat për kryesues të Kuvendit Komunal të Prizrenit janë: Sulltan Badallaj (PDK) dhe Muharrem Elezkurtaj (VV).