Banorët e Vidomiriqit tash 10 ditë pa rrymë, thonë se KEDS-i s’po u ndihmon se janë në veri

Luljeta Beselica Luljeta Beselica 14 December 2019 20:23

Ka 10 ditë që banorët e fshatit Vidomiriq të Komunës së Mitrovicës Veriore kanë mbetur pa energji elektrike.

Krejt kjo, si pasojë e prishjes së trafastacionit që është në këtë fshat, raporton KTV.

Banorët thonë se i kanë shterur të gjitha mundësitë për ta zgjidhur këtë çështje, pasi shtojnë se që nga paslufta, e kanë këtë problem.

Ata thonë se që nga paslufta, vetë e kanë mirëmbajtur trafostacionin, pasi KEDS-i ka thënë se nuk ka qasje në pjesën veriore të vendit.

Trafostacionin në këtë fshat e kishte vendosur UNMIK-u dhe banorët thonë se disa herë i ka ndërruar, e të fundit e kishte vendosur para një muaji.

Përderisa zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, nuk është përgjigjur nëse kanë apo jo qasje në atë pjesë të vendit.

Buzhala vetëm ka thënë se trafostacioni është në pronësi private dhe se në të tilla raste, nuk u lejohet të intervenojnë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme