Zyrtarët e Vetëvendosjes në Podujevë kanë thënë se nga subvencionet në bujqësi që janë dhënë këtë javë nga Komuna kanë përfituar zyrtarët e partisë në pushtet, LDK. Nëpërmjet një reagimi të kësaj partie të publikuar në rrjete sociale thuhet se përfitues të 100 motokultivatorëve janë edhe kryetarë nëndege të LDK-së, anëtarë Kryesie e familjarë drejtorësh komunalë.
“Komuna e Podujevës-Drejtoria për Bujqësi- më datën 10.12.2019, pas një procedimi tejet të zgjatur, më në fund në datën e lartcekur bëri shpërndarjen e pajisjeve-bujqësore (multikultivatorë) me mekanizëm përcjellës. Duke marrë për bazë listën e përfituesve, Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Besianë, shpreh shqetësim se rreth shpërndarjes së pajisjeve nuk janë respektuar kriteret për përfitimin e këtyre pajisjeve. Konstatohet se në mesin e përfituesve ka persona të afërt me pushtetin (partinë), si: kryetarë nëndege, anëtarë kryesie, familjarë të drejtorëve aktualë etj.”, thuhet në këtë reagim të VV-së.
Në anën tjetër, drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Vezir Januzi, as nuk i ka pohuar e as mohuar këto akuza të VV-së. Por ka thënë se në mesin e përfituesve ka edhe anëtarë të Vetëvendosjes dhe të partive të tjera opozitare.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
LDK-ja kërkon nga pushteti t’i mbulojë shpenzimet e participimit të fermerëve
-
LDK-ja ia numëron shkeljet ligjore të qeverisë njëvjeçare të Vetëvendosjes
-
LDK-ja konteston ligjshmërinë e vendimeve për shtimin e mjeteve në tri projekte
-
LDK-ja e akuzon për keqqeverisje, Bulliqi ia përmend “kompanitë”
-
Podujeva ndan 70 mijë euro për familjet në nevojë