Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka bërë shpërndarjen e 100 motokultivatorëve për fermerët e Drenasit.
Këto pajisje do të ndikojnë në lehtësimin e punëve të fermerëve dhe do të rrisin efikasitetin për kultivim e pemëve dhe perimeve, si dhe do të ndikojnë në zgjerimin e sipërfaqeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit për media, shpërndarja e motokultivatorëve është në vazhdën e përkrahjes së Komunës së Drenasit, përkatësisht DBPZH-së për fermerët e Drenasit.
Përzgjedhja e tyre është bërë në mënyrën transparente duke u bazuar në kriteret e përcaktuara në konkurs.
Drejtoresha e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Anita Avdullahu-Dvorani, është shprehur se projektet e tilla në të mirë të fermerëve do të vazhdojnë në mënyrë që të rritet efikasiteti dhe cilësia e prodhimtarisë bujqësore.