22 motokultivatorë janë ndarë për fermerët vushtrrias nga një donacion i komunës së Vushtrrisë.
Në ceremoninë e ndarjes së motokultivatorëve, kryetari i Komunës Xhafer Tahiri, ka thënë se prioritet i Komunës është përkrahja e bujqësisë.
“Prioritet yni është që ta përkrahim bujqësinë, me qëllim të zbutjes së papunësisë dhe rritjes së mirëqenies sociale të njerëzve tanë e sidomos atyre që jetojnë në zonat rurale dhe kanë nevojë për mbështetje”, ka deklaruar Tahiri.
Sipas njoftimit, përveç mjeteve buxhetore nga të hyrat vetanake të Komunës, fermerët përfitues të motokultivatorëve kanë participuar me nga 560 Euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Komuna e Vushtrrisë ndan 251.000 euro për bizneset
-
Komuna e Malishevës ndan 42 motokultivatorë për bujqit lokalë
-
Komuna e Podujevës shpërndau 100 motokultivatorë për fermerë
-
Ndahen 100 motokultivatorë për fermerët e Drenasit
-
Vetëm këtë vit në Skënderaj janë ndarë 140 mijë euro subvencione në bujqësi