Moti me shi ka bërë që rruga kryesore e fshatit Komogllavë të Ferizajt, të bëhet vështirë e kalueshme.
Kjo, pasi që punimet në rregullim të infrastrukturës nuk janë kryer me kohë. Tashmë kur edhe janë përkeqësuar kushtet atmosferike, janë shtuar edhe më shumë telashet e banorëve, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë drejtorinë e Infrastrukturës në këtë komunë, thonë që deri në pjesën e dytë të muajit, do të përfundohet së paku shtresa e parë e rrugës dhe se fajtore për vonesa është kompania e kontraktuar.
Mirëpo, sipas organizatës joqeveritare AVONET, faj ka edhe komuna, e cila sipas tyre, nuk po i mbikëqyr punimet.
Madje, ata kërkojnë që edhe organet e drejtësisë të ndërhyjnë këtu.
Ky nuk është projekti i vetëm në komunën e Ferizajt që ka ngecur. Edhe rruga në fshatin Dremjak, sipas planit, është dashur të kryhet kohë më parë. Ndërkaq, Komuna e Ferizajt thotë se janë duke i mbikëqyrur punimet e të gjitha projekteve, por që kanë hasur neglizhencë nga kompanitë për të cilat kanë dhënë vërejtje.