Kosovë

Apostolova: Institucionet e kanë obligim t’i mbrojnë viktimat e dhunës gjinore

Apostolova: Institucionet e kanë obligim t’i mbrojnë viktimat e dhunës gjinore
 

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka marrë pjesë në debatin për dhunën në familje që u mbajt sot në veri të Mitrovicës, si pjesë e një varg diskutimesh për barazinë gjinore në tërë Kosovën.

Ajo ka potencuar se barazia gjinore dhe përparimi në këtë drejtim është prioritet i BE-së.