Procedurat e prokurimit për ndërtimin e infrastrukturës në Parkun e Biznesit në Lubizhdë të Prizrenit ende nuk janë përmbyllur. Kjo lëndë së fundmi është kthyer në rivlerësim nga Organi Shqyrtues i Prokurimit, i cili ka konstatuar se Komuna e Prizrenit vlerësimin e ofertave nuk e ka bërë konform legjislacionit në fuqi.
Për këtë arsye 'Gjykata e tenderëve' ka anuluar njoftimin e autoritetit kontraktues për dhënie të kontratës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull 'Ndërtimi i infrastrukturës në parkun ekonomik në Lubizhdë të Prizrenit, iniciuar nga Komuna e Prizrenit dhe lënda kthehet në rivlerësim", shkruan në vendimin e OSHP-së. Ky organ paraprakisht ka vendosur që të aprovojë si pjesërisht të bazuar ankesën e operatorit ekonomik 'Seferi-Co' Shpk dhe 'R&Rukolli' për këtë aktivitet të prokurimit.
Në arsyetimin e vendimit theksohet se operatori ankues në fund të shtatorit të këtij viti ka deponuar ankesë në OSHP kundër njoftimit për dhënie të kontratës me pretendimin se autoriteti kontraktues ka vepruar në kundërshtim me disa dispozita të LPP-së.
(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)