Disa fshatra të Komunës së Ferizajt prej disa vjetësh po vazhdojnë të përballen me defekte në rrjetin e kanalizimit si pasojë e cilësisë së dobët të punimeve.
Probleme të shumta kanë banorët e fshatrave Dubravë, Zllatar, Dardan, Mirosalë dhe Sojevë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për riparimin e defekteve banorët kanë kërkuar edhe zyrtarisht në Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe atë të Infrastrukturës, mirëpo deri tashti nuk janë shqyrtuar kërkesat dhe ankesat e tyre.
Xhevat Sallahu, përfaqësues i fshatit Zllatar, njëherësh këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e VV-së, ka deklaruar se disa herë ka kërkuar edhe nëpërmjet Kuvendit të investohet më shumë për riparimin e rrjetit të kanalizimit në disa fshatra, mirëpo kërkesat e opozitës nuk janë shqyrtuar asnjëherë.
Sipas tij, aktualisht me gjendje më të rëndë po përballen banorët e Dubravës derisa ujërat e zeza ua kanë vërshuar oborret dhe shtëpitë e banimit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)