Hapet zyrë e policisë në Stacionin e Autobusëve në Pejë

Hapet zyrë e policisë në Stacionin e Autobusëve në Pejë

06 November 2019 11:25

Pejë, 6 nëntor - Policia e Kosovës, konkretisht Stacioni Policor në Pejë, në kuadër të bashkëpunimit me institucione dhe qytetarë, si dhe implementimin e strategjisë ‘Policimi në Bashkësi’, dje ka hapur një zyrë në ambientet e Stacionit të Autobusëve në Pejë.

Në këtë zyrë do të qëndrojnë zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Pejë, sipas orarit fleksibil, dhe këta policë do të jenë aty me qëllim të parandalimit të incidenteve, për bashkëpunim me qytetarë dhe ofrim të sigurisë.

Dihet se hapësira e stacionit të autobusëve është e frekuentuar nga numër i madh i qytetarëve dhe nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme, ku në të kaluarën ka pasur edhe incidente të ndryshme në mes të rinjve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme