Kosovë

“Avonet”: “Bashkimi i qytetit” rrezikon qytetarët dhe objektet përreth në Ferizaj

 

Organizata joqeveritare “Avonet”, e cila po monitoron projektin e quajtur “Bashkimi i qytetit”, ka bërë të ditur se ai po përcillet me një varg defektesh, parregullsish dhe dilemash.

Sipas kësaj organizate, projekti nuk ofron siguri për qytetarët derisa ende nuk janë vendosur 850 shtylla (pilot) sigurie, të cilat janë të domosdoshme për ta ruajtur bazën e objekteve që ndodhen afër vendpunishtes, shkruan sot Koha Ditore.