Arbëri

Ekzekutivi dështon t’i largojë zaptuesit e banesave komunale

Descriptive Text

Vazhdon të zvarritet procesi për dhënien e banesave të solidaritetit, në Ferizaj. Ekzekutivi i Komunës ka dështuar t’i largonte uzurpatorët e banesave komunale, megjithëse Komisioni komunal për dhënien e 37 banesave të solidaritetit tashmë e ka përfunduar punën.

Ky komision ka sugjeruar Ekzekutivin e Komunës të marrë vendimin për lirimin e këtyre banesave të cilat janë uzurpuar nga qytetarët prej disa vjetësh, kurse Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor shqyrtimin e kërkesave zyrtare lidhur me procesin e dhënies së banesave, shkruan sot “Koha Ditore”.

Komisioni komunal prej më shumë se 3 muajsh e ka përfunduar punën, në mënyrë profesionale, duke i respektuar kriteret dhe ligjet në fuqi, ndërkohë edhe KK-ja muaj më parë pati miratuar listën e komisionit për banesat, mirëpo uzurpatorët ende nuk i kanë liruar ato.

Imri Hashani kryetar i këtij komisioni, njëherësh këshilltar në KK të Ferizajt nga radhët e LDK-së, ka shpjeguar se gjatë punës së tyre prej më shumë se një vit i kanë vizituar 250 familje me gjendje të rëndë sociale, ndaj janë përzgjedhur 37 përfitues në bazë të ligjeve dhe udhëzimeve administrative, të cilat i qartësojnë kriteret e kësaj fushe... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.