Komuna e Pejës ka vendosur që të ndajë një buxhet prej 9 mijë eurosh për një pagesë vjetore për kryetarët e 30 bashkësive lokale në Komunën e Pejës, si një lloj kompensimi për angazhimin e tyre.
Drejtori për Financa, Jeton Abazaj, tregoi se secili prej kryetarëve të Bashkësive Lokale do të paguhet nga 300 euro në vit, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është pagesë e njëjtë sikur vitin e kaluar. Kuvendi Komunal e ka sjellë këtë vendim që ata të paguhen. Kjo është një shumë simbolike për punën dhe për angazhimin e tyre që e bëjnë në lokalitetet e tyre dhe për komunitetin”, e arsyeton Abazaj këtë buxhet të planifikuar për kryetarët e Bashkësive Lokale.
Ndarjen e këtij buxheti e ka përshëndetur edhe shoqëria civile, e cila kërkon që kryetarët e Bashkësive Lokale të mos politizohen.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)