Komuna e Pejës ka vendosur që të ndajë një buxhet prej 9 mijë eurosh për një pagesë vjetore për kryetarët e 30 bashkësive lokale në Komunën e Pejës, si një lloj kompensimi për angazhimin e tyre.
Drejtori për Financa, Jeton Abazaj, tregoi se secili prej kryetarëve të Bashkësive Lokale do të paguhet nga 300 euro në vit, shkruan sot Koha Ditore.
“Është pagesë e njëjtë sikur vitin e kaluar. Kuvendi Komunal e ka sjellë këtë vendim që ata të paguhen. Kjo është një shumë simbolike për punën dhe për angazhimin e tyre që e bëjnë në lokalitetet e tyre dhe për komunitetin”, e arsyeton Abazaj këtë buxhet të planifikuar për kryetarët e Bashkësive Lokale.
Ndarjen e këtij buxheti e ka përshëndetur edhe shoqëria civile, e cila kërkon që kryetarët e Bashkësive Lokale të mos politizohen.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Kuvendi i Pejës miratoi buxhetin për vitin 2022
-
Asamblistët e pavarur kërkojnë nga 600 euro në vit për kryetarët e fshatrave të Ferizajt
-
Kryetari i Pejës ua ndalon drejtorëve për 2 muaj drekat zyrtare
-
Gjilani do të kompensojë këshillat lokale pa planifikim buxhetor
-
Këshillat lokalë funksionojnë vullnetarisht në Pejë dhe Deçan