Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kontrata për shkollën ndërpritet shkaku i zvarritjes së punimeve në Gjilan

Për shkak të zvarritjeve në ndërtimin e shkollës në fshatin Haxhaj dhe protestave të banorëve, të cilët kanë kërkuar përshpejtim të punimeve, Komuna ia ka ndërprerë kontratën kompanisë së kontraktuar. 

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka thënë se ia kanë ndërprerë kontratën operatorit ekonomik dhe se punimet do të finalizohen nga kompani të tjera, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

”Për shkak të shumë zvarritjeve në atë shkollë, kemi ardhur në përfundim në bazë të rekomandimeve të mbikëqyrjes se operatori ekonomik është i papërgjegjshëm dhe nuk ka respektuar afatet kohore për finalizimin e projektit në shkollën Haxhaj. Si rrjedhojë e kemi ndërprerë kontratën, ndërkaq Komuna ka kontraktuar kompanitë që ka kontrata me ata për të bërë finalizimin e punimeve sa më shpejt në atë shkollë me qëllim që fëmijët të hiqen nga xhamia dhe të vazhdojnë mësimin në shkollën e re", ka thënë Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit.

Mirëpo, kryetari i fshatit Zhegër, Muhadin Haziri, deklaron se Komuna është dashur që të marrë masa më herët dhe të shkëpusë kontratën me operatorin ekonomik, i cili ka zvarritur punimet. Sipas tij, punimet do të finalizohen brenda këtij viti.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)