Spitali i Pejës heq mazutin nga përdorimi për ngrohje

Spitali i Pejës heq mazutin nga përdorimi për ngrohje

Ilir Osmanaj 19 October 2019 11:15

Vite me radhë banorët e lagjes përreth Spitalit të Përgjithshëm në Pejë janë përballur me ajrin e ndotur nga tymi që lironte tymtari i ngrohtores së spitalit prej djegies së mazutit.

Ankesat dhe shqetësimet e tyre kanë qenë të vazhdueshme në adresë të spitalit, që të veprojë në ndalimin e ndotjes, që jo vetëm që ndihej në frymëmarrje por edhe shihej në gjurmët ndotëse të tymit në oborre dhe kulmet e shtëpive të mbuluara nga shtresa e pluhurit të zi. Banorët gjithnjë e krahasonin këtë lagje me hapësirat përreth termocentraleve të KEK-ut në Obiliq, shkruan sot Koha Ditore.

“Këtë ndotje të ajrit dhe mjedisit tash e sa vite na e ka shkaktuar ngrohtorja e Spitalit të Pejës, e cila pavarësisht ankesave të shumta në drejtorinë e spitalit, nuk e kishte pakësuar ndotjen. Tymi i zi i kalldasë ka qenë i tmerrshëm. As rrobat më nuk kemi mund t’i lëmë në ballkone se nxiheshin nga pluhuri sikurse edhe shëndeti ynë”, tregon banori Xhevdet Belegu, për problemet që i kanë pasur që më tepër se dhjetë vjet, prej që spitali kishte ndërtuar ngrohtoren me djegie të mazutit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme